Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lamborghini prezanton veturën më të shtrenjtë në botë

Prizren Post | 23:12 - 18.10.2013

Prodhuesi i njohur i veturave të shpejta Lamborghini prezantoi sot veturën më të shtrenjtë në botë. Një veturë super-agresive, një model i cili kushton 3.36 milion funte (afro 4 milionë euro). Lamborghini Roadster Veneno është një markë e kufizuar, vetëm nëntë të tilla janë në treg në versionin kabriolet, transmeton Panorama.

Ajo është projektuar nga një firmë italiane si një veturë garash, duke iu përshtatur tërësisht kufizimeve ligjore. Lamborghini është tashmë një nga automjetet më ekstreme të ndërtuara ndonjëherë.

Motor: 6,5 litër- motor V12, 100 km për 2.9 sekonda

Shpejtësia: 220mph

Pesha: 1 490 kg

Numri: Vetëm nëntë të tilla janë në treg

Kosto: 3.36 milionë funte.


Arivisti Company