Lampard shkon drejtë Newcastle


E shtunë, 26 Nëntor 2016

lampard

Mesfushori anglez, Frank Lampard edhe zyrtarisht është ndarë nga skuadra New York City.

Por e ardhmja e tij pritet të jetë në vendlindje në Angli ku interesim ka shprehur skuadra e Newcastle United.

Për të arritur deri tek Lampard, Newcastle duhet ta mposht konkurrencën e skuadrës uellsiane, Swansea City ku 20 vite më parë Lampard ishte i huazuar për një stinor.

38-vjeçari pritet që gjatë këtyre ditëve të vendosë për të ardhmen e tij pasi aktualisht mbetet lojtar i lirë.

Të fundit