Lazarat – Policia lufton me trafikantët


E martë, 17 Qershor 2014

Albania, cannabis

Një 19 vjeçar nga Ura Vajgurore dhe një polic kanë mbetur të plagosur nga të shtënat e grupit kriminal në brendësi të fshatit Lazarat . Gjatë aksionit policia ka ushtruar kontrolle në disa shtëpi ku është gjetur një sasi e madhe kanabisi.

“Rreth orës 16:00 nga të shtënat e grupit kriminal në brendësi të fshatit Lazarat,ka mbetur i plagosur në dorë dhe në këmbë shtetasi D.R., 19 vjecar, nga Ura Vajgurore, bari. Ky shtetas ka marrë mjekimin e nevojshëm pranë spitalit të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton per rrethanat.” thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë lidhur me plagosjen e të riut.

Ndërkohë që plagosja ishte konfirmuar më parë edhe nga kreu i komunës Lazarat, Dasho Aliko tha se bariu nuk është nga Lazarati por banon prej vitesh në fshat.

Të fundit