LDK e gatshme të merret vesh me gjitha partitë për zgjedhjet e jashtëzakonshme


E mërkurë, 10 Tetor 2018

Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe njëherë ka bërë të qartë se qëndrimet e saj lidhur me dialogun me Serbinë tashmë i ka shprehur para opinionit publik dhe anëtarësisë.

Sipas komunikatës, LDK si parti më e madhe në vend qëndrimet e veta i shpreh para anëtarësisë dhe qytetarëve, kurse në Kuvend ato i bën të ditura nëpërmjet grupit parlamentar.

Lidhja Demokratike, është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për tu marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve, thuhet në komunikatën e kësaj partie, përcjellë Klan Kosova.

Etiketa: , ,
Të fundit