E hënë, 8 Dhjetor 2014
Prishtinë – Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e ndryshuar listën me emra të ministrave të saj.
Siç merr vesh Botapress, Kujtim Shala do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Kulturës.
Arban Abrashi do të jetë ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa Lutfi Zharku ministër i Infrastrukturës.
Haki Demolli do të jetë ministër i FSK-së, e jo Anton Çuni siç ishte thënë më herët.
Skënder Hyseni ndërkaq do të jetë ministër i Brendshëm; ministër i Financave Avdullah Hoti; e, Hikemte Bajramaj do ta drejtojë Ministrinë e Tregtisë. /BP/