E hënë, 6 Nëntor 2017
Prizren – Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta kenë përkrahjen e elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Prizren.
Kështu ka thënë kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, në një intervistë për Gazetën Express.
Avdyli ka bërë të ditur se asnjëri prej kandidatëve që do të përballen në balotazh më 19 nëntor, Shaqir Totaj i PDK’së e Mytaher Haskuka i VV’së, nuk mund të llogarisin në mbështetjen e LDK’së.
Ai po ashtu ka thënë se LDK ka fakte që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka manipuluar komunitetin boshnjak në zgjedhjet lokale të sivjetme.
Ndiqeni intervistën e Avdylit në videon e mëposhtme:
[youtube v_w99gePjRk]
Etiketa: Aktuale, Haxhi Avdyli, LDK Prizren, PDK Prizren, VV Prizren