E enjte, 25 Tetor 2018
PRISHTINË – Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka anuluar vizitën e paralajmëruar në komunën e Graçaniçës.
Këtë vendim për mosshkuarjen e tij është marrë pas refuzimit të Komunës së Gracaniçës për të vendosë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës në hapësirat ku parashihej të mbahet takimi, përcjell Klan Kosova.
“Për Lekajn dhe kabinetin e tij, është e pa pranueshme të gjenden në një institucion që nuk identifikohen me simbolet e shtetit që i përkasin, Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesën e ministrisë.
“I pari i Infrastrukturës do të jetë edhe më tutje afër qytetarëve të kësaj komune, duke paraparë edhe projekte konkrete infrastrukturore për plotësim të nevojave të tyre”.
Koment: Shpresojmë që ministria mos të investojë përderisa nuk vendoset zbatimi dhe rendi shtetërorë i Kosovës në këtë komunë.
Etiketa: Graçanicë, Kosovë, ministria e infrastruktures, Pal Lekaj