E diel, 27 Shtator 2015
Sulmuesi argjentinas u detyrua të braktiste fushën e lojës pak minuta pas fillimit të ndeshjes kundër Las Palmasit, pas një dëmtim në gju, transmeton KosovaPress.
Një përplasje me mbrojtësin e skuadrës mike Bigas bëri që argjentinasi të përfundonte i shtrirë për tokë, duke mbajtur gjurin e majtë me dorë, por edhe pse tentoi të vazhdonte lojën, ishte e pamundur.
Mes duartrokitjeve, Messi braktisi fushën duke ecur vetë, por është transportuar për në spital, për të parë shkallën e dëmtimit.