Letër e hapur për z. Menduh Thaçi


E mërkurë, 8 Janar 2014

Pas vizitës sime në Iliridë, kontakteve me miqë dhe dashamirë, u takova edhe me Tim Shkupin, bashkëatdhetarin tim nga Londra, që është njëri nga themeluesit e Diasporës për Shiptarët e Maqedonisë, për mua në Britanin e Madhe është kryetar i DSHM-së, vendosa të dal me një propozim konkret, pasi në organizatën tonë respektohet e drejta e mendimit më shumë se kudo tjetër, e ky propozim i imi konkret është:

1. Lideri i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, të propozohet për Kryeministër të ardhshëm të Maqedonisë në vend të “car Nikollës”

Unë e di se e keni të vështirë të pranoni propozimin tim, pasi duhet të plotësohen disa kushte:

Ndaj kërkoj nga z. Menduh Thaçi:
– të mos mirret me liderin tjetër z. Ali Ahmeti
– të respekton ushtarët e UÇK-së, të kërkoj falje për fjalorin e tij në të kaluarën
– të respektoj mendimin e lirë të shqiptarëve
– të mos pranoj asnjë person në organet partiake me dosje kriminale
– të mos sillet me arrogancë se askush si frikësohet, sidomos shqiptarët e Amerikës, Britanisë së Madhe, Europës…
– të zotohet se do të luftojë deri në frymën e fundit kundër sistemit unitarist në Maqedoni
– të pranon autoritetin e veprimtarëve të Diasporës për të unifikuar të gjithë spektrin politik të shqiptarëve në Maqedoni, me përjashtim të atyre që janë të korruptuar në pushtet, por jo edhe të gjithë anëtarëve të sinqertë të BDI-së.
Unë e di së është edhe një problem tjetër, që duhet të pastrohet, kam fjalën për ndalesën e z. Menduh Thaçi për të shkuar në SHBA, pasi emri i tij është në listën e zezë Amerikane.

Prandaj, nëse e di se është i pastër z. Menduh Thaçi, ka diçka që duhet ta pastrojë nga e kaluara e tij, le ta pastrojë sa më parë, kurse nga ana tjetër shqiptarët duhet të organizojnë një peticion me nënshkrime dhe ta dërgojmë të presidenti Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë për ta larguar emrin e tij nga lista e zezë Amerikane.

Ne, në DSHM, jemi shumë transparent, nuk shkruajmë letra anonime, ndaj me transparencë kërkojmë përgjigje nga vetë kreu i PDSH-së, z. Mendu Thaçi.

Askush nuk guxon të paragjykon DSHM, nuk jemi të interesuar për pushtet, as nuk jemi parti, jemi lëvizje që jemi të interesuar për shtetin e shqiptarëve në Iliridë. Kaq.

Autor: Bashkim Reci – Kryetar i DSHM-së për Londër