Letër nga Parlamenti Turk drejtuar Kongresit Amerikan në lidhje me FETO-n

tbmm

Ankara – Deputeti i AK Partisë nga Stambolli dhe Kryetari i Grupit të Miqësisë Turko-Amerikane pranë Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Ali Sarıkaya, u prononcua lidhur me vendimin për gjendje të jashtëzakonshme në kuadër të luftës kundër tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe miqtë tanë duhet të jenë të sigurtë se gjendja e jashtëzakonshme dhe respektimi i të drejtave njerëzore gjatë proceseve gjyqësore në vijim, sundimit të ligjit, normave dhe ligjeve ndërkombëtare dhe parimeve unieversale do të vazhdojë pa bërë asnjë kompromis”, thotë Sarıkaya, raporton Anadolu Agency (AA).

Sarıkaya iu ka shkruar një letër bashkëkryetarëve të Grupit të Miqësisë me Turqinë pranë Kongresit Amerikan, Ed Whitfield, Steve Cohen, Virginia Foxx dhe Gerry Connolly, që shpjegon tentativën për grusht shteti nga FETO.

Në letrën e tij ai thotë se populli turk është tronditur nga tentativa për grusht shteti më 15 korrik. “Kjo tentativë kishte për qëllim demokracinë, rendin kushtetues, sundimin e ligjit dhe institucionet shtetërore si dhe civilët e pafajshëm të cilët dolën në mënyrë paqësore për ta mbrojtur vullnetin me të cilin e shfaqën për shtetin e tyre dhe gjatë zgjedhjeve”, shkruan Sarıkaya.

Më tej ai rikujton se “Gjatë sulmeve që ndodhën, edhe TBMM, në të cilin unë kryej detyrën e ndershme si Kryetar i Grupit të Miqësisë Ndërparlamentare, vend i cili manifeston vullnetin e popullit, u bombardua me avionë ushtarakë dhe helikopterë duke synuar edhe jetën e deputetëve të cilët në ato çaste ndodheshin brenda në mbledhje”.

Gjithashtu, Sarıkaya nënvizoi se pas fillimit të tentativës, deputetë nga të gjitha partitë politike erdhën dhe u mblodhën në TBMM për ta shfaqur qëndrimin kundër puçit dhe për të treguar se janë në anën e demokracisë duke mos e lëshuar kuvendin edhe përkundër sulmeve që ndodhën. Ai në letër shtoi se me komunikatën e përbashkët që e publikuan, deputetët i treguan botës vullnetin e tyre të palëkundur në lidhje me demokracinë.

Ai tha se bombardimet nuk kanë goditur vetëm fizikisht, por në të njëjtën kohë kanë hapur plagë të mëdha shpirtërore në Kuvendin që është institucioni themelor i demokracisë. Sarıkaya i falënderoi homologët të cilët duke shprehur mesazhe solidarizimi bashkëndjenë pikëllimin e Turqisë dhe mbështetën parlamentin dhe qeverinë legjitime.

Sarıkaya u shpreh se Turqia për afërsisht tri vite përballet me tentativa të llojeve të ndryshme që synojnë kapjen e shtetit dhe pushtetit edhe krahas popullit dhe vullnetit të tij, duke shtuar se këto tentativa më 15 korrik morën formën e një përpjekjeje të armatosur për grusht shteti.

Më tej, letra vazhdon duke thënë se tentativa në Turqi ishte një sulm terrorist që asnjë shtet më parë se ka përjetuar si të tillë. Sarıkaya tërhoqi vëmendjen se kjo tentativë u realizua jasht zinxhirit të komandës së Forcave të Armatosura Turke (TSK)

Ai nënvizoi se tentativa për grusht shteti që u ndërmorr nga një grup i vogël të klasave dhe gradave të ndryshme e që ishin pjesëtarë të FETO-s ishte i kufizuar por për shkak të fuqisë në armatim ajo kaloi në një dimenzion të rrezikshëm. Sipas tij, kjo gjendje ka shkaktuar vdekjen e qindra personave dhe plagosjen e mijëra të tjerëve.

“Edhe pse për këtë tentativë nuk mund të jenë përgjegjës e tërë ushtria jonë e ndershme për lojalitetin e së cilës ndaj demokracisë dhe rendit tonë kushtetues nuk kemi asnjë dyshim, ajo u shkruajt në histori si një përvojë e hidhur që do t’ua bëjë me dije shteteve demokratike rëndësinë e luftës kundër celulave dhe klikave terroriste brenda forcave të armatosura”, shkruan Sarıkaya.

Duke rikujtuar se ka filluar procesi gjyqësor në lidhje me tentativën për grusht shteti e cila u pengua nga lufta e gjithëzemërt e popullit turk i cili i doli zot lirisë dhe demokracisë, Sarıkaya potencoi se shumë njerëz kanë kryer krim me qëllim për kapjen e tërë qeverisjes së shtetit.

Në letër ai njoftoi se të dhënat dhe dokumentet e siguruara në hetimet dhe kërkimet e para kanë nxjerrë në dritë prova të rëndësishme në lidhje me mijëra persona brenda dhe jashtë TSK-së të cilët kishin planifikuar të emëroheshin në detyra të ndryshme në qeverinë puçiste.

“Në mënyrë që të ndërmerren hapat më efektivë dhe me të shpejtë të nevojshëm për mënjanimin e këtij rreziku ndaj demokracisë në vendin tonë, shtetit ligjor, qytetarëve dhe të drejtave dhe lirive, lindi nevoja për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga qeveria jonë, duke u mbështetur në autoritetin që ia mundëson kushtetuta për një gjë të tillë. Sido që të jetë, komuniteti ndërkombëtar dhe miqtë tanë duhet të jenë të sigurtë se gjendja e jashtëzakonshme dhe respektimi i të drejtave njerëzore gjatë proceseve gjyqësore në vijim, sundimit të ligjit, normave dhe ligjeve ndërkombëtare dhe parimeve unieversale do të vazhdojnë pa bërë asnjë kompromis”, shkruan Sarıkaya

Ai shprehu besimin se komuniteti ndërkombëtar dhe shtetet mike do ta mbështesin luftën legjitime të Turqisë kundër tentativës për grusht shteti nga FETO kundër së cilës janë të gjitha partite politike në TBMM, duke i marrë parasysh faktin se është dëshmuar vërtetësia e tezave që shteti ka nxjerrë në lidhje me FETO-n në çdo platformë.

Në ndërkohë, Grupi i Miqësisë Turqi-SHBA, me pjesëmarrjen e anëtarëve të partive në pushtet dhe atyre opozitare, në ditët në vijim do të zhvillojë një sërë vizitash në Washington për ta shpjeguar nga afër tentativën për grusht shteti nga FETO para të pranishmive në Kongres dhe për të kërkuar mbështetje aktive para anëtarëve të kongresit qëvendi mik dhe aleat ta ekstradojë kreun e organizatës terroriste FETO.

Leave a Reply