E premte, 18 Korrik 2014
Lezhë – Një parcelë me drogë është zbuluar sot nga Policia e Lezhës në fshatin Zimaj të Komunës Ungrej të këtij rrethi.
Burime të policisë kanë bërë të ditur se, janë zbuluar dhe asgjësuar 207 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
Vendi ku u zbulua droga është një zonë e thellë malore, ndërsa vendi ku ishte mbjellë, ka rezultuar tokë pa pronar.
Policia bëri të ditur se droga kishte vetëm pak kohë që ishte mbjellë, ndërsa mbi të ishte vendosur një sistemi vaditës.
Në polici është shoqëruar një person, i cili mund të ketë dijeni për posedimin e drogës, por emri i tij nuk është bërë ende i ditur për arsye hetmi.
Droga e kapur është asgjësuar dhe djegur nga policia e Lezhës, ndërsa për rastin në fjalë kanë nisur edhe hetimet ku pritet që të merret në pyetje edhe personi i ndaluar për të zbuluar poseduesit e parcelës.
Burime nga Policia e Lezhës kanë bërë me dije se kontrolelt do të vijojnë në të gjithë territorin e këtij qarku./shekulli/
Etiketa: kanabis, Lezhë, Narkotikët