E enjte, 12 Janar 2023
BRUKSEL – Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme sot ka votuar pro liberalizimit të vizave.
48 deputetë votuan pro, shtatë kundër dhe tre abstenuan.
Pas votimit në LIBE duhet të ndodhë edhe votimi në Parlamentin Europian.
Pas votimit në PE, radha i vjen votimeve nga ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.
Pastaj kjo duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së, nga Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.
Pastaj vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin që është caktuar.
🇽🇰 The trilogue agreement on visa liberalisation with Kosovo was approved by @EP_Justice MEPs with 48 in favour, 7 against, and 3 abstaining (rapp. @thijsreuten).
Next, the EP plenary will vote on the matter.
— LIBE Committee Press (@EP_Justice) January 12, 2023
Etiketa: Kosova, Liberalizimi i Vizave