E mërkurë, 16 Dhjetor 2015
Pejë – Përfaqësues të partive opozitare kanë ardhur në mesin e protestuesve në sheshin kryesor të Pejës, ku pas pak, pritet të fillojë protesta kundër marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Visar Ymeri i Vetëvendosjes dhe Ramush Haradinaj i AAK-së janë në shesh, ndërsa nuk është parë ende Fatmir Limaj nga NISMA.
Në vend të tij, protestës i është bashkuar Jakup Krasniqi.
Etiketa: Demarkacioni, Opozita, Pejë, Protesta