E premte, 5 Gusht 2016 
Ankara – Njoftohet se kryetari i Partisë Republikane Popullore në Turqi (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu do të marrë pjesë në mitingun e “Demokracisë dhe Dëshmorëve” që do të zhvillohet ditën e diel, më 7 gusht në Yenikapi të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mitingu në Stamboll do të përfundojë “Kujdestarinë për Demokracinë” të cilat filluan me thirrjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, drejtuar popullit më 15 korrik të vitit 2016, kur ushtarakët besnikë të organizatës terroriste FETO/PDY tentuan të kryejnë grusht shteti dhe të përmbysin presidentin dhe qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli më herët ka konfirmuar pjesëmarrjen në miting.
Ndërkaq zëdhënësi i CHP-së Selin Sayek Boke në konferencën e sotme për gazetarë deklaroi se Kılıçdaroğlu ka realizuar një ttelefonatë me kryeministrin Binali Yıldırım dhe konfirmoi pjesëmarrjen e tij në miting të dielën në Yenikapi në Stamboll, ndërsa bëhet fjalë për një hapësirë që mund të pranojë 3.5 milionë persona.