E hënë, 30 Tetor 2017
Puigdemont është duke u përballur me akuza për rebelim dhe kryengritje nga Qeveria e Spanjës, pasi Katalonja e shpalli pavarësinë javën e kaluar nën udhëheqjen e tij.
Ndërkohë, dje, ministri i Migrimit i Belgjikës, Theo Francken, tha se ish-presidentit të Katalonjës mund t’i pranohet azili në vendin e tij.
Mediat spanjolle raportojnë se ish-lideri i Katalonjës është shoqëruar nga një numër i paspecifikuar anëtarësh të Qeverisë së Katalonjës.
Të premten, Qeveria qendrore në Madrid e shkarkoi Puigdemontin bashkë me Qeverinë e tij dhe nga sot do ta marrë kontrollin e institucioneve të Katalonjës. Po ashtu, pritet zëvendësimi i gjithë shërbyesve civilë me zyrtarë spanjollë, transmeton Express.
Etiketa: katalonia, Puigdemont, Spanja