E shtunë, 12 Korrik 2014
Mesi i shtatorit thuhet të jetë fundi i procesit të verifikimit të veteranëve të UÇK’së, ndërsa pas kësaj do të pritet të të paktën edhe dy muaj para se të nis implementimi i ligjit.
E në rast se Ligji për Veteranët e Luftës së UÇK’së nuk nis së implementuari këtë vit, FMN’ja mund të tërheqë 10 milionët e deponuara për këtë qëllim.
Janë 66 mijë emra që janë dashur të filtrohen në komisionet për verifikimin e veteranëve të UÇK’së.
Aktualisht në procedurën e verfikimit janë tri zona operative të UÇK’së.
Procesi pritet të përfundoj më 15 shtator të këtij viti.
“Të gëzohen këto benificione është e pamundshme derisa derisa nuk është kryer verifikimi”, tha Smajl Elezaj, u.d i kryetarit të OVL’së së UÇK’së, transmeton ktv.
Etiketa: Kosovë, UÇK, Veteranët