Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lila feston golin me shqiponjë, tërbohen grekët (FOTO & VIDEO)

Prizren Post | 11:15 - 27.09.2015

Andi Lila luajti për herë të parë si titullar këtë sezon, në ndeshjen që PAS Janina humbi 5-1 të shtunën mbrëma kundër Olimpiakosit në Pire.

Lila-1-620x354

Përtej disfatës së thellë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte ndër më të mirët për skuadrën e tij dhe nuk u dorëzua deri në fund, duke shënuar edhe një gol në të 86-ën.

lila-2-620x338

29-vjeçari e festoi me simbolin e shqiponjës golin, çka shkaktoi rritim të tifozëve të cilët e fishkëllyen dhe fyen shqiptarin, madje hodhën edhe sende në fushën e stadiumit “Karaiskakis”.

Lila-Kasami

I vetmi që mundua të qetësonte situatën ishte Pajtim Kasami, i cili shkoi te tifozët për t’i qetësuar, duke i dalë në mbrojtje Lilës. Mesfushori shqiptaro-zviceran i Olimpiakosit sezonin e shkuar festoi në të njëjtën mënyrë një gol në Ligën e kampionëve.

Kasami

Pakënaqësia e grekëve ka vijuar edhe në media pas ndeshjes, duke e akuzuar Lilën për provokim të hapur me “Shqipërinë e Madhe”. Në të njëjtën mënyrë e ka komentuar edhe ueb-faqja zyrtare e Olimpiakosit, kurse portali “contra.gr” e cilëson mesfushorin kavajas si një prej shkaktarëve të incidentit në Beograd.

lila-parma-620x372

Ndërkohë, në një intervistë për “SuperSport”, Lila ka shpjeguar: “Është një gjest që e bëj gjithmonë sa herë që shënoj, dhe nuk shoh ndonjë problem. E dua vendin tim, flamurin tim dhe simbolin që na përfaqëson, dhe do ta bëj sa herë të më jepet rasti. Dëgjova dhe se klubi i Janinës do të mblidhet për të vendosur, por sinqerisht nuk di se çfarë të them. Unë e bëra, sepse e dua vendin tim”. I pyetur nëse ndihet i shqetësuar për një dënim të mundshëm nga Pas Janina, ai u shpreh me të qeshur: “Jo, nuk jam i shqetësuar”.


Arivisti Company