Limaj: Agjencitë e Pavarura duhet të funksionojnë sipas politikave të institucioneve shtetërore


E enjte, 7 Dhjetor 2017

Limaj në seancën ku po debatohet për programin e Qeverisë ka thënë se ka ardhur koha që politikat e vendit të mos bëhen në 50 vende. 

Agjencitë sipas tij, nuk i përfillin prioritetet e Qeverisë dhe institucioneve qendrore.  “Agjencitë  funksionojnë sipas politikave të veta. 

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Investime Strategjike dhe ata vazhdojnë të privatizojnë toka bujqësore të cilat do të mund t’i ofroheshin investitorëve potencial të huaj e vendor. Kjo nuk është çështje e Qeverisë Haradinaj, por e të gjithëve. Agjencitë po funksionojnë totalisht në kundërshtim me politikat e Qeverisë”, ka thënë Limaj.

Tutje, Limaj ka folur edhe për temat nacionale. Ka thënë se një grup politik nuk mund t’i shtyjë përpara këto temat.

“Temat nacionale sa herë qe një qeveri e ka kapur flamurin ka dështuar. Në tema nacionale duhet të provojmë të bëjmë konsensus të përbashkët në të mirë të vendit”, ka shtuar Limaj.

Etiketa: , ,