Limaj: Ejani në tubimin themelues të subjektit tonë politik


E enjte, 27 Shkurt 2014

Prishtinë, 27 shkurt – Deputeti Fatmir Limaj, përmes rrjetit social Facebook, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin themelues të “Nisma qytetare për Kosovën”

“Të nderuar miq, përkrahës dhe qytetarë, dëshiroj të ju njoftoj se nesër, e Premte, me datë 28.02.2014, duke filluar nga ora 17:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, do të mbajmë tubimin e zyrtarizimit të subjektit tonë të ri politik. Subjektit tonë politikë, për themelimin e të cilit ju kam konsultuar dhe njoftuar dhe me herët. Me kënaqësi ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë. Me shumë respekt, I juaji, Fatmir LIMAJ” ka shkruar Limaj në Facebook./Prizren Post/

Etiketa: , ,
Të fundit