Limaj: Mos t`i harrojmë krimet serbe për shfarrosjen e shqiptarëve


E enjte, 15 Janar 2015

Reçak – Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, i cili gjendet për të bërë homazhe në nder të viktimave të masakrës së Reçakut, tha se ‘ky krim ka qenë një ndër planet e Serbisë për të shfarosur popullin shqiptarë’.

Ai ka thënë se planet e Serbisë kanë qenë për të shfarosur popullin shqiptarë. Ndërkaq duke folur për deklaratën e ministrit Aleksandër Jabllanoviq, i cili nënat e viktimave gjakovare i quajti ‘egërsira’, Limaj ka thënë se një veprim i tillë i tij nuk është për t’u befasuar.

“Nuk më befasojnë as deklaratat e djeshme të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq që vizitojë Kosovën. Vuçiq është pjesë e asaj qeverie, asaj udhëheqjeje që kanë hartuar planin strategjik për largimin e shqiptarëve nga Kosova, për dhunën ndaj shqiptarëve, për gjenocidin, shfarosjen tonë. E aq më shumë nuk është për t’u befasuar nga deklaratat e tilla të ministrave serbë”, ka deklaruar Limaj.

Sipas tij, jo vetëm Jabllanoviq, por edhe ‘ne i kemi harruar masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë’.

Etiketa: , , ,
Të fundit