Lirohet ish-prokurori i Prizrenit


E hënë, 11 Qershor 2018

Prizren – Ish prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Bajram Hamitaga, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan në akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I pandehuri Bajram Hamitaga akuzohej nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, që në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare, ndërsa i pandehuri L. D. akuzohej për veprën penale frikësimi gjatë procedurës penale.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka
ardhur në përfundim që këta dy të pandehur nuk kanë kryer veprat penale me të cilën ngarkohen.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Etiketa: , , ,
Të fundit