Liverpooli fiton Kupën e Botës për Klube


E shtunë, 21 Dhjetor 2019

Liverpooli ka fituar Kupën e Botës për Klube pasi ka mposhtur 1-0 në vazhdime klubin e madh brazilian, Flamengo.

Reds kanë arritur të triumfojnë në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube të zhvilluar në Khalifa International Stadium Doha të Katarit.

Heroi i klubit anglez ishte Firmino (99’), i cili shënoi për 1-0 pas një veprimi të bukur brenda zonës pas asistimi të Manes.

Etiketa: , , ,
Të fundit