Llapjanëve u dëmtohen veturat, derisa falnin teravitë te Xhamia e Vjetër


E diel, 19 Qershor 2016

lap

Katër vetura janë dëmtuar të shtunën mbrëma teksa pronarët e tyre kishin shkuar për t’i falur teravitë te Xhamia e Vjetër në Podujevë. Imami Imri Llugaliu ka thënë se po i presin hetimet e policisë për të zbuluar të vërtetën rreth kësaj ngjarje.

Kishin shkuar me vetura për të falur namazin e teravive, veprim ky që bëhet në kohë ramazani, por kur kanë dalë prej xhamisë i kanë parë se katër vetura ishin thyer nga persona të panjohur.

Kjo ngjarje ka ndodhur të shtunën mbrëma te Xhamia e Vjetër në Podujevë.

Imami Imri Llugaliu ka treguar se po i presin hetimet e policisë për të zbardhur këtë rast. Ka thënë se të parkuara kanë qenë 50 vetura derisa vetëm katër prej tyre janë dëmtuar kurse njërës vetëm ia kanë hapur dyert.

“Kështu që ne i presim qëndrimet e zyrtarëve të policisë të cilët ishin në vend të ngjarjes dhe njoftojmë publikun që mos të bien pre e dezinformatave të ndryshme që kanë filluar të përhapen në rrjetet sociale sepse rreth xhamisë kan qenë më shumë se 50 vetura ndërsa të dëmtuara nga ky akt qyqar janë gjetur vetëm 4 vetura me nga 1 dritare të thyer e jo të gjitha veturat siç ka shkruar infoslame me info jo islame”, ka shkruar ai.

Sidoqoftë, ai ka thënë se këtë rast më shumë e konsideron si plaçkitje se sa rast që ka të bëjë me motive fetare.

“Plaçkitjet ndodhin çdo ditë në të 4 anët e botës dhe ne shprehim keqardhjen tonë për pronarët e veturave të dëmtuara dhe kërkojmë nga policia që ta japin maksimumin e detyrës së tyre për t’i çuar para drejtësisë kryesit e kësaj vepre të ulët.

Prapë e përsëris që fjala e fundit i takon policisë tonë deri sa ata të dalin me qëndrim zyrtar”, ka shtuar ai.

lap1

lap2

Leave a Reply

Të fundit