Londër: I riu shqiptar humb jetën në një përleshje


E enjte, 20 Tetor 2022

LONDER – Një rast tragjik ka ndodhur të dielën në Londër.

I riu shqiptar, Lumturi Zeqja, vdiq pas një përleshje mes disa personave që ndodhi në një lokal.

27-vjeçari u përfshi në rast duke u përpjekur që t’i dilte në ndihmë shokut të tij, raportojnë mediat angleze.

E lidhur me rastin kanë folur familjarët e të ndjerit.

Kushërira e tij, Violeta Uka, tha se i riu shqiptar nuk kishte ngurruar asnjëherë që t’i dilte në ndihmë shokut të tij.

“Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij dhe ata e vranë atë. Ai ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, prandaj ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij” – tha ajo.

Etiketa: , ,
Të fundit