Lubizhda me investime të reja në infrastrukturë


E hënë, 26 Nëntor 2018

PRIZREN – Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, së bashku me zyrtarë komunalë nga kjo drejtori, kanë inspektuar gjendjen aktuale të rrugës në lagjen Terzi, në Lubizhdë, e cila është e pashtruar dhe ka qarkullim të konsiderueshëm për shkak të numri të madh të shtëpive përreth.

Drejtoria e Shërbimeve Publike për këtë rrugë ka përgatitur projekt të detajuar, ku planfikohet të ndërtohet infrastruktura në tërësi, përfshirë edhe ndriçimin. Sipas planit dinamik të veprimit, punimet për ndërtimin e kësaj rrugë planifikohen të fillojnë në pranverë.

Etiketa: , ,
Të fundit