Lufta në Iran po dëmton ndihmën humanitare globale, OKB: Çdo dollar shtesë në transport do të thotë një dollar më pak për refugjatët


E shtunë, 2 Maj 2026
Lufta në Iran po dëmton ndihmën humanitare globale, OKB: Çdo dollar shtesë në transport do të thotë një dollar më pak për refugjatët

Lufta në Iran po ushtron gjithnjë e më shumë presion mbi operacionet humanitare në rajone të tjera të botës, tha sot një zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Sipas UNHCR-së, situata e pasigurt rreth Ngushticës së Hormuzit ka rritur kostot e karburantit dhe transportit, duke shkaktuar edhe vonesa në furnizime.

Carlotta Wolf theksoi se çdo rritje e kostove të transportit përkthehet drejtpërdrejt në më pak ndihmë për refugjatët.

“Çdo dollar shtesë në transport do të thotë një dollar më pak për refugjatët, ose që mund të ndihmojmë më pak njerëz”, tha ajo.

Sipas saj, tarifat e transportit për furnizimet humanitare nga vendet kryesore aziatike janë rritur me gati 18% si pasojë e konfliktit.

Dërgesat nga depoja e UNHCR-së në Dubai drejt Sudanit, i përfshirë në një luftë civile prej vitesh, tashmë kushtojnë dyfish më shumë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit