E diel, 26 Janar 2014

Autor: Gen KELMENDI
(Një analizë nga aspekti politik)
Pothuajse e gjithë elita poltike shqipëtare, shqetësohen për faktin që disa të rinjë tonë po luftojnë në Siri, duke bërë debate të ndryshme dhe duke i bërë vazhdimisht presion qeverisë që të ndërhyjë në parandalimin e këtij fenomeni. Pos urrejtjes ndaj tyre ata shprehin edhe shqetsimin se “Kur të kthehen ata nga Siria qfarë kulture do ta sjellin; ata janë takuar me grupe luftëtare ekstremiste, janë indoktrinuar me ide radikale të luftës, e kur të kthehën këtu do ta përhapin ideologjin e tyre tek të rinjët…”
Së pari, sa i përket “shqetësimit” të parë, ‘pse shqipëtarët po luftojnë në Siri’, u themi një gjë: Kush guxon ta gjykoj jetën përsonale të një njeriut? Me çfarë te drejte morale ti flet për ata që vullnetarishtë i janë bashkuar luftes? Kush je ti, dhe kush po te pyet ty (kush po ta bënë dert) se çka thua dhe çka mendon ti për shkuarjen e tyre në Siri ?!
Gjithësecili i ka bindjet e veta, qendrimet e veta, dhe ata janë tepër të pavarur nga gjykimet e juaja, dhe mund të bëjë çfarë të dëshirojë me jetën e tij, dhe ti nuk ke aspak të drejtë morale dhe kushtetuese të flasësh për ta, dhe ta gjykosh jetën dhe bindjet e tyre, dhe nuk ke të drejtë të gjykosh se përse ata e japin jeten e tyre në shërbim të kauzes fetare, të ideologjiës që ata e pasojnë!
Së dyti, sa i përket “shqetësimit” se ‘kur ata të kthehen çfarë mund të sjellin’, u themi atyre: A nuk duhet të shqetsoheni për të rinjë tonë që çdo natë udhëtojnë për në Bullgari dhe në qytet e Serbisë për të bërë prostuticion me konobarka hotelesh – dhe çfarë smundjesh mund të na sjellinë në Kosovë ?! A nuk duhet të shqetsoheni me të rinjët që udhëtojnë çdo vitë në vedet e perendimit për tu pasuruar ilegalisht, dhe kur kthehen sjlliinë “kuluren” e mariuanës në shtetin tonë ?! A nuk duhet të shqetësoheni me këngëtarët që çdo javë udhëtojnë në shtetet e ndryshme të europës ku si rezultat i aktivitetit të tyre muzikor shumë të rinjë dehen, rahen, femërat dhunohen, demtohen objektet nga të rinjët e dehur ?! A nuk do të duhej të ishte shqetësimi i juaj këtu ?! Thuaje të vërtetën po që se jeni të drejtë!
Ajo që është me rëndësi të thuhet është se, këta që flasinë kundët të rinjëve që luftojnë në Siri, nuk e kanë problemin dhe shqetësimin tek individët, por e kanë shqetësimin tek arsyeja e shkuarjes së tyre, jo pse luftojnë por për çfarë qëllimi luftojnë, pra këta kanë problem dhe urrejtje ndaj Islamit, e jo ndaj individve!
Projektligji për marrjen e shtetsisë të atyre që luftojnë në Siri
Së fundmi, është duke u pregaditur një projektligj nga Ministria e Punëve të Mbrendshëme, në të cilin përfshihet luftimi i krimit të organizaur, e në veçanti luftimi i grupeve radikale, i grupeve që përfaqësojnë rryma terroriste dhe aktivitetin e përsonave të cilët rekrutojnë të rinjët në luftë kundër regjimeve të ndryshme, dhe me theks të veçantë, proejktligji përfshinë sanksione penale per qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët marrin pjesë në konfloketet fetare, duke iu bashkuar organizatave terooriste. Ky proketligj pritet qe mbrenda muajiti te i dorzohet qeverisë për shqyrtim, dhe pastaj qeverija do të vendosë se a do t’i bashkohet Kodit Pendal një propozim i tillë. Në projektligj është propozuar edhe heqja e shetësisë e atyre që marrin pjesë në konfiktet jashtë vendit.
Ajo që mungon në këtë projektligj është mungesa e seriozitetit të institucioneve dhe Ministrisë së Punëve të Mbrendshme, ngase logjika ligjit nuk është ta denoj krimin, por ta parandaloj atë. Kshtuqë, është dashtu shumë më heret të veprohet e jo te mirremi tani me pasojat, por do të duhej te mirreshmi me shkaqet.
Nëse një projektligj i tillë do të aprovohej, atëherë luftëtarët shqipëtar që janë në Siri, do të amnistoheshin dhe nuk do të viheshin para drejtësisë, ngase kur ata kan kaluar kufirin e Republikës së Kosovës dhe u janë bashkuar grupeve luftuese, nuk ka ekzistuar një ligji i tillë, ka munguar baza ligjore, dhe Kodi Pendal nuk ka pasur preventiva për ta ndaluar një gjë të tillë, dhe një ndales apo pengim i tillë nuk ka qenë e rregulluar me Kodin Penal dhe ligjet në fuqi. Kështu që ata do të lirohen nga ligji dhe nuk do të vihen pata drejtësisë. Mirëpo, nëse do të aprovohej ky projektlgj, atëherë ai do t’i përfshijë ata të cilët kanë shkuar në luftë pas aprovimit të ligjit.
Është me rëndësi të thuhet se, nga kjo sfidë, nga kjo dukuri e shkuarjes së shqipëtarve në Siri, nuk duhet të krijohet shqetësim i madh dhe pluhur i tepërt, ngase ne si shtet kemi shumë qështje më madhore për të cilat duhej të shqetësohemi në rendë të parë, e jo të preukupohemi për diçka që në fundë fare është zgjedhje përsonale e njeriut se dëshiron të vdes këtu apo ta dorzojë veten e tij në kauzen të cilës i përket.
*Autori është studiues i shkencave Juridike
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.