Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Lugina, në mbledhjen e dy qeverive

Prizren Post | 19:30 - 22.05.2016

Është pritur mirë kërkesa e ministres Edita Tahiri, që në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë të diskutohet edhe për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.


Gazmend Arifi i Qendrës Evropiane të Luginës, ka thënë se është koha që të nisin veprimet konkrete të dy qeverive për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Luginë e Preshevës.

Blegëzim Kamberi i KDNJ-së e vlerëson të vonuar iniciativën, por kërkon nga dy qeveritë plan bashkëveprimi konkret.

E, sipas Isuf Memetit, gazetar, reflektimet e Edita Tahirit do të duhet të përkrahen nga dy qeveritë shqiptare.

Mbledhja e dy qeverive shqiptare pritet të mbahet në Prishtinë më 3 qershor. Në Mbledhjen e fundit ët mbajtur në Prizren, ato simbolikisht patën ndarë nga 50 mijë euro për Qendrën e Maternitetit në Preshevë. /rtk/


Arivisti Company