E enjte, 6 Korrik 2017
Bruksel – “Ne ende duhet të presim për të parë se çfarë do të jenë rezultatet e dialogut të përtërirë. Prioritet duhet të jetë zbatimi i plotë, pasi të dyja palët tashmë janë pajtuar për marrëveshjeve të tilla si energjia dhe liria e lëvizjes. Secila palë duhet të punojë vetë në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, dhe jo të presë palën tjetër. BE-ja duhet të vazhdojë të këmbëngulë në zbatimin e marrëveshjeve për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë“, ka thënë Lunacek, me rastin e takimit të fundit të Presidentit të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel dhe njoftimin për fillimin e një faze të re në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Lunacek thotë se dialogu i Brukselit do të vazhdojë të jetë i vështirë për shkak të mungesës së besimit të ndërsjellë, si dhe për shkak të mungesës së tanishme të zbatimit të marrëveshjeve të dakorduara, shkruan Gazetametro.
“BE duhet të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog dhe të raportojë rregullisht për të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë Parlamentin Evropian”, tha Ulrike Lunacek.
Lunacek si Raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën i bëri thirrje qeverisë së re në Prishtinë, që çfarëdo koalicioni që të bëjë qeverinë, të ketë qasje konstruktive dhe të jetë plotësisht e angazhuar në dialog.
Etiketa: Aktuale, Europa, Kosova, Serbia, ulrike lunacek