Macron dhe Le Pen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë


E hënë, 24 Prill 2017

Paris – Kandidati i qendrës Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen janë fitues të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Ministria e Brendshme e Francës tha se nga 20 milionë votat e numëruara, Marine Le Pen ka marrë 24.38 për qind, Emmanuel Macron 22.19 për qind, François Fillon 19.63 për qind dhe Jean-Luc Melechon 18.09 për qind të votave.

Kjo përfaqëson afro gjysmën e votave por nuk përfshinë kryesoret, shkruan BBC.

Më herët, rezultatet e projektuara, nxorën Macron me 23.7 për qind ndërkohë zonjën Le Pen me 21.7 për qind të votave, ka bërë të ditur Televizioni Francez.

Të dy kandidatët janë sfiduar nga François Fillon i qendrës së djathtë dhe ai i të majtës ekstreme Jean-Luc Mélenchon, thonë projeksionet, transmeton BBC.

Macron dhe Le Pen do të përballen në balotazh më 7 Maj.

Etiketa: ,
Të fundit