Macron kërkon rindërtimin e BE-së


E enjte, 22 Qershor 2017

Bruksel – “Në BE, zëri i Francës është i rëndësishëm dhe ajo mund të ndryshojë shumë gjëra, por ajo supozon nga njëra anë se Franca duhet të jetë një shembull, të thotë qartë atë që do dhe të bëjë atë që thotë, është çelësi i kredibilitetit”, shpjegoi presidenti i ri francez gjatë një konference për shtyp në ditën e tij të parë të samitit të BE-së në Bruksel.

“Më pas nuk duhet të biem në një sëmundje shpesh herë franceze që konsiston në të menduarin se Evropa është vetëm ne. Ajo përparon kur krijojmë konsensus”, theksoi Macron, që ripërsëriti ambicien e tij për të rindërtuar BE-në, një ndryshim i nevojshëm sipas tij për të bllokuar ekstremet dhe populizmat, përcjell Atsh.

Në fund Macron përshëndeti krijimin e një fondi për mbrojtjen evropiane, të arritur sot gjatë këtij samiti.

Etiketa: , ,
Të fundit