Macron mbështet Bullgarinë për integrim në zonën euro dhe Shengen


E martë, 6 Qershor 2017

Bullgaria, vendi më i varfër i Bashkimit Evropian, që u anëtarësua në vitin 2007, do të përshpejtojë rrugën drejt miratimit të monedhës unike dhe ka ndërmarrë aktualisht një fushatë aktive për të marrë mbështetjen e anëtarëve të zonës euro.

“Çdo herë që do të bëhen përpjekje konkrete, Franca do të jetë përkrah atyre që i aplikojnë dhe ky është rasti”, theksoi Macron, në një deklaratë para shtypit.

“Kam vullnetin, shfaqur që në fushatën time, për një integrim më të madh evropian dhe ai arrihet me hapjen e të gjitha vendeve që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë integrim”, shtoi presidenti francez, në përfundim të një bisede telefonike me drejtuesin bullgar.

“Kam vënë re vullnetin e vërtetë evropian tek kryeministri bullgar, Bojko Borissov dhe jam i kënaqur për këtë”, nënvizoi ai duke shtuar se do të shkonte në Bullgari para fundit të vitit.

Kryeministri bullgar përshëndeti Emmanuel Macronin për zgjedhjen e tij.

“Në sajë të dinanamizmit tuaj, ne do ta çojmë Evropën përpara. Do të jetë një Evropë e bashkuar dhe e fortë, por mos harroni periferinë”, theksoi Borissov, përcjell Atsh.

Bullgaria do të drejtojë këshillin e Bashkimit Evropian në 2018-n.

Sofja duhet fillimisht të arrijë të integrojë sistemin e kursit të këmbimit ERM2.

Etiketa: , , ,
Të fundit