E shtunë, 1 Korrik 2023
PARIS – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtyrë një vizitë shtetërore në Gjermani që ishte planifikuar të niste më 2 korrik, pas katër ditëve të trazirave në Francë. Lajmin e ka konfirmuar presidenca e Gjermanisë.
“Presidenti francez Macron foli sot me telefon me presidentin gjerman [Frank-Walter] Steinmeier dhe e informoi atë për situatën në vendin e tij”, tha presidenca gjermane më 1 qershor.
“Presidenti Macron kërkoi shtyrjen e vizitës së tij të planifikuar shtetërore në Gjermani”, shtoi ai.
Ministria e Brendshme e Francës tha se 1,311 persona ishin arrestuar gjatë natës, krahasuar me 875 arrestime një natë më parë, megjithëse dhuna ishte, sipas tyre, “në intensitet më të ulët”.
Nahel, një 17-vjeçar me origjinë algjeriane dhe marokene, u qëllua nga një oficer policie gjatë një ndalese trafiku më 27 qershor në periferi të Parisit, në Nanterre. Vrasja e tij ka nxitur protesta masive në mbarë Francën.
Etiketa: Emmanuel Macron, Francë, Protesta, Trazira