Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Majko: Shqiptarët të mos e paguajnë çmimin e “sallatës maqedonase”

Prizren Post | 14:34 - 09.05.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë se me shqetësim po e ndjek situatën në Maqedoni.

“Në këtë shtet e ke të vështirë të bësh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak. Shkupi është i dënuar të prodhojë ose dialog ose të kundërtin e vet si një shembull rajonal për mirë ose keq. Kjo që po ndodh aktualisht është shqetësuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon në drejtim të paditur. Në Maqedoni kriza po merr përmasë midis një pale që nuk po qeveris dot dhe një pale që nuk e merr dot pushtetin. Në mes jane shqiptarët që po paguajnë me çmim të lartë në menyra të ndryshme “sallatën maqedonase”, ka shkruar Majko në Facebook.


Etiketa:

Bëni një koment