E shtunë, 23 Prill 2016 
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon sot pritjen e xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, që të dyja kthehen nga Kampionati Evropian që u mbajt në Rusi, me ç’rast do të mbahet edhe një konferencë për media.
Kampionja e botës, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Rusi.