Majlinda Kelmendi sot në Kosovë, pritet në Aeroport

20160423075312771620

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon sot pritjen e xhudistëve dhe përfaqësuesve të Federatës së Xhudos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, që të dyja kthehen nga Kampionati Evropian që u mbajt në Rusi, me ç’rast do të mbahet edhe një konferencë për media.

Kampionja e botës, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Rusi.


Arivisti Company