E premte, 30 Tetor 2015
Majlinda Kelmendi ka humbur mundësinë për medalje të artë pasi është mposhtur në gjysmëfinale.
Kampionia e botës është mposhtur nga braziliania Erika Miranda në gjysmëfinale të Grand Slam turneut të xhudos në Abu Dhabi.
Kosovarja nuk ka arritur të kualifikohet për në finale, ndërsa tani do të ketë mundësinë të luftojë për medaljen e bronztë.
Në garë për medaljen e bronztë, Majlinda do ta ketë përballë xhudistën franceze Priscilla Gneto.
Etiketa: Majlinda Kelmendi, Xhudo