E premte, 31 Tetor 2014
Majlinda Kelmendi ka triumfuar në finale të garës së xhudos Grand Slam që organizohet në Abu Dhabi.
Sportistja më e mirë kosovare arriti të shpallet kampione në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kampionia kosovare e xhudos mposhti në finale rumunen Andreea Chitu, duke u shpallur kampione e garës.
Majlinda u kualifikua në finale pasi në gjysmëfinale mposhti francezen, Annabelle Euranie.
Xhudisja pejane më herët në raundin e dytë mundi kanadezen Ecaterina Guicia, derisa në duelin e tretë ishte më e mirë se italiania Odette Giuffrida.