E premte, 6 Maj 2016
Përbërësit:
Makarona për t’u mbushur
Salsiçe
Salcë beshamel
Kunguj
Karotë
Selino
Qepë
Majdanoz
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Përgatitja:
Pastrojmë dhe presim imët qepën, karotën dhe selinonë.
I kaurdisim të tria bashkë në pak vaj ulliri duke shtuar pak kripë. Grijmë kungullin dhe e lëmë mënjanë.
Pasi masa e qepës të jetë thuajse gati, shtojmë salsiçet e prera hollë dhe kungullin. Në fund i shtojmë erëzat.
Ndërkaq, vëmë të ziejnë makaronat por jo të bëjnë zierje të plotë. i kullojmë, i shtrojmë në një tavë dhe mbushim secilën me masën që përgatitëm.
I hedhim sipër salcën beshamel dhe i fusim në furrën e ngrohur më parë për rreth 30 minuta.