E martë, 12 Prill 2016
Presidenti Gjorge Ivanov sot pasdite ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan I cili është duke vuajtur dënimin me burg.
Alsat,mk shkruan se Ivanov rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë por ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.
Nderkohe zhurnal.mk shkruan se Ivanov ka amnistuar nga veprat penale ish shefin e policisë secrete, Sasho Mijallkov, ish ministren Gordana Jankullovska, Kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish ministrin e brendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski.
Në këtë listë të amnistimit gjendet edhe ish ministri i Transportit, Mile Janakievski.
Etiketa: gjorgje ivanov, Maqedoni