Maqedoni, mijëra emigrantë kalojnë kufirin (Video, Foto)


E shtunë, 22 Gusht 2015

Rikthehen tensionet në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Mijëra emigrantë kanë çarë gardhin me gjemba të ngritur nga policia dhe kanë hyrë në Maqedoni.

Në kundërpërgjigje forcat e policisë dhe ushtrisë maqedonase kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të ndaluar emigrantët.

Trazirat nisën në kohën kur autoritetet maqedonase po lejonin në territorin e tyre një grup të vogël fëmijësh e grash. Pas tyre një turmë prej disa qindra klandestinëve u përplas me murin policor.

Të dhënat e para flasin për disa emigrantë të plagosur, por mbi numrin ende nuk ka raporte të sakta. Gazetarët që po ndjekin nga afër situatën raportojnë se përplasja ka krijuar një klimë tensioni mes palëve ndërsa kaosi ka ndarë shumë fëmijë prej prindërve

Por pavarësisht raportimeve nga kufiri, ministri i Jashtëm i Maqedonisë ka ka mbrojtur reagimin përballë fluksit të emigrantëve me të cilin po përballet vendi dhe ka mohuar cdo akuzë për përdorim të dhunës.

Në një intervistë për BBC, Nikolla Popovski ka thënë se mbyllja e kufirit ishte e detyruar pasi Maqedonia nuk ka burimet e nevojshme për menaxhimin e krizës. Ndërkaq Kryeministrat e Maqedonisë dhe Serbisë kanë zhvilluar një bisedë telefonike, gjatë së cilës diskutuan masat që duhen marrë për përballimin e fluksit të emigrantëve.

https://www.youtube.com/watch?list=PLeIzHhBSrVIZ5GcrLFr82ntsX764WqkJ3&v=Y5D1fmLVMaw

3451

144

asf

347

CM8ihIIUwAA6aq4

CM8fQ0WU8AEcMwI

CM8bsZSWEAMSZNq

CM8Q_DZU8AAvLFq

55d879d5c46188d9418b4596 (1)

More refugees arrive at sealed Macedonian border

Leave a Reply

Të fundit