Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?


E shtunë, 22 Shkurt 2014

Shkup, 22 shkurt – Nuk janë vetëm zgjedhjet presidenciale në Maqedoni që janë në prag. Po aq afër mun dtë jenë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kriza që mund të përfshijë vendin pas ideve të partive shqiptare se presidenti duhet të jetë konsensual dhe kundërshtimeve të atyre maqedonase, sidomos VMRO-së në pushte, mund të sjellin para kutive të votimit qytetarët edhe për zgjedhje parlamentare.

Nga partia shqiptare në pushtet BDI, tashmë kanë konfirmuar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Madje nga kjo forcë politike që është në qeveri si pjesë e koalicionit, këto zgjedhje mund të mbahet në pako me ato presidenciale.

Por këtë nuk e preferon VMRO-DPMNE e cila bashkë me BDI-në drejtojnë prej tre vjetësh vendin.
Ndërkohë, mediat e sotme në gjuhën maqedonase shkruajnë se në BDI ka vendim përfundimtar se duhet mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas tyre, ky qëndrim doli dje edhe përmes liderit të kësaj partie, Ali Ahmeti, pas takimit me ambasadorin sllovak.
Hamëndësimet janë që BDI të kërkojë shpërbërjen e Parlamentit kurse data e mundshme e këtij vendimi pritet të jetë pas 3 marsit.

Derisa BDI-ja është e vendosur të kërkojë president konsensual, VMRO-ja ëhstë e vendosur për të kundërtën. Në rast se BDI-ja nuk lëshon pe dhe largohet nga koalicioni, atëherë qeveria bie dhe zgjedhjet ajnë të pashmangshme.

Në fakt,zyrtarë të VMRO-DPMNE-së nuk duan të flasin direkt për këtë skenar. Nëse do të lëshonin pe para BDI-së, kjo do të thoshte humbje votash.

“Vendimet do të jenë në përputhje me interesat shtetërore dhe nacionale”, kanë theksuar nga kjo parti për mediat maqedonase.

Zgjedhjete rregullta parlamentare duhet të mbahen në vitin 2015.

Situata e VMRO-DPMNE-së është vështirësuar tejmase, pasi president konsensual kërkojnë edhe dy partitë e mëdha në opozitë, PDSH-ja dhe LSDM-ja.

Madje këto dy parti thonë se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Sipas kodit zgjedhor dhe afateve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pako me ato presidenciale, Parlamenti duhet të shpërbërhet nga data 27 shkurt deri në 10 ditët e para të muajit mars, ashtu që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale./zhurnal/

Etiketa: ,
Të fundit