Maqedonia nuk duhet të anëtarësohet në NATO me këtë mentalitet


E diel, 9 Dhjetor 2018

SOFIE – Ministri bullgar Krasimir Karakaçanov, përsëri ka hedhur akuza ndaj Maqedonisë, për siç thotë, se nuk mund të hyhet në NATO me këtë mentalitet.

Karakaçanov, thotë se Shkupi të ndaloj që ta falsifikoj historinë, Maqedonia nuk duhet të anëtarësohet në NATO me këtë mentalitet.

“Nga pala bullgare ka dëshirë që të bëhet kompromis, që sipas meje është e pa lejuar, ndërsa nga pala e Maqedonisë ekziston një dëshirë për tu grindur, shtrembëruar, të nxitur formulime që s’kanë të bëjnë me të vërtetën historike”, deklaroi Karakaçanov.

Karakaçanov shton se Shkupi duhet të ndryshojë sjelljet, ndërsa Maqedoni nuk duhet të anëtarësohet në NATO me këtë mentalitet.

Etiketa: , , ,
Të fundit