Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Maqedonia para sfidës ballkanike

Prizren Post | 22:32 - 23.01.2017

Savash VELIU

​Nëse sllavomaqedonia vazhdon të udhëhiqet nga VMRO – DPMNE si një lëvizje nacionaliste probullgare i padefinuar me vizion shtetëror ka gjasa që të shpërbëhet e të ndahet si një platform e përbashkët e kurdisur nga faktorët ndërkombëtar. Ajo solli ikjen e 600 mijë qytetarëve të saj nga fundosja ekonomike në vend.

Lëvizja VMRO ishte formësuar si kreatur nga shërbimi sekret CIA në fillim vitet e para pluraliste si antitez ndaj forcës politike shqiptare të kohës PPD, e cila gllabëroj sistemin politik sllavomaqedon me njëtëtretën e deleguarve në Kuvendin Maqedoncë. Kjo tejmase frikësoj Amerikanët ngase shqiptaret jashtë kontrolit të planifikuar po faktorizohej në teren. Atëherë doli Politika sabotuese Amerikane me VMRO-në në skenë pa koncept politik duke provokuar shqiptarët me konflikt ndëretnik nëse ata nuk zbrapsen nga synimet realpolitike.

I njëjti VMRO sot me vizion politik shtetëror i padefinuar është në panik dhe kërkon rrugdalje të ik nga përmbytja ekonomike e krijuar nga qeverisja e saj katastrofale duke ia kthyer shpinën tutorit të madh me tentim drejt aksit Rus.

Për dekada Regjimi Maqedon kontrollon akoma jovetëm çdo institucion por edhe çdo pore të jetës. Vendi jovetëm që është i shndëruar në shtet policorë, bile DSK-ja dhe MPB-ja me veprime konkrete jovetëm që obstruojnë por edhe e pengojnë Drejtësinë. Dhe jo më kotë thuhet se ku nuk ka drejtësi nuk mund të ketë edhe qetësi. Dhe jo vetëm kaq, ku nuk ka drejtësi nuk ka as liri, as barazi, as demokraci e as zhvillim të mirëfillt ndërnjerëzor !

Sot shqiptarët fitues të zgjedhjeve (por me humbje deputetësh) treguan pjekuri duke ndëshkuar përmes votës përfaqsuesit e tyre politik dhe sjellin një konfiguracion të ri të forcave politike, krejt kjo nëse do të qëndrojnë besnik konform situatës lakmuese e krijuar për momentin.

Sot shqiptarët janë në “Shah Mat” potez ball sllavomaqedoncëve. LSDM i ka borxh shqiptarëve dhe do të duhej ta dëshmonte në rast të qeverisjes duke hapur rrugën që shqiptarët të jenë të barabart mbi Drejtësi të shtetformuesit si element kushtetues.

Në rastin kur shqiptarët në numër të madh votuan 50-70 mijë shqiptarë për LSDM-në opozitare, ata nuk kanë votuar sipas dëshirës së tyre të lirë, por krejt kjo ka qenë një skenar amerikan për realizimin e “barazisë” (por a do te jet ajo mbi drejtësi) së shqiptarëve me sllavomaqedoncit, dygjuhësinë dhe federalizimin e vendit, që më pas të vijojë faza e shpërbërjes së plotë të Maqedonisë dhe ndarjes së saj mes fqinjëve që kanë aspirata teritoriale ndaj vendit.

Interesant është fakti që përveç luftës së drejtpërdrejtë që ndërkombëtarët (amerikanët) kanë bërë kundër VMRO-DPMNE-së qeveritare (kukullave të skaduar), të qëllimshme dhe pjesë të skenarit kanë qenë edhe “sakatimi” i PDSH-së që të mos mund të luajë më tej rolin e opozitës, si dhe dobësimi i BDI-së, e cila, nuk luan sipas Washingtonit. për këtë shkak janë formuar subjektet politike “Lëvizja me Besë” dhe “Aleanca për Shiptarët’’. Këtu ndërlidhen edhe platformat nacionaliste të subjekteve të reja shqiptare në sllavoMaqedoni si dhe takimet për koordinim që menjëherë pas zgjedhjeve ata i realizuan në Tiranë.

Mbetet të shihet në praktik se, këtë herë Amerika dhe Ndërkombëtarët nuk do të tentojnë të pengojnë ecjen e forcës politike shqiptare drejt faktorizimit, si Primat i Shtetformesuesit në FYROM!?

Flitet se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë tërhequr nga zgjidhja e krizës politike në Maqedoni. Situatën në dorë tani do ta marrë Britania e Madhe, pas humbjes së Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Por, me fitoren e zgjedhjeve amerikane nga Donald Trump, ambasadori në Shkup do të tërhiqet dhe situatën tani do ta menaxhojë Londra. Sipas strategëve botëror thuhet se; Londra është e dobët përball aspiratave Ruse, por kur kësaj ia bashkangjesim edhe ndërhyrjen Turke në Ballkan mbetet të shihet se çfarë force do të tregohet Londra brenda këtyre muajve të trazuara Ballkanase ashtu edhe brenda SHBA-ve!!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company