Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Marinkovic: Themelimi i FAK-ut nuk është çështje urgjente

Prizren Post | 20:35 - 30.04.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Goran Marinkovic, njëherësh zëvendëskryetar i dytë i Komisionit për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, thotë se deputetët serbë nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e 5 majit, ku do të diskutohet për transformimin e FSK-së në FAK.

Marinkovic thotë se do tw bojkotojnë punën e Kuvendit, meqë nuk është zgjidhur çështja e vendeve të rezervuara për pakicat dhe për shkak të çështjes së ndjeshme të FAK-ut.

Më tutje, siç raporton agjencia Beta, ai ka thënë se sot në Prishtinë, së bashku me ministrin për Punë dhe Çështje sociale, Nenad Rasic, dhe me deputeten, Biserka Kostic, kanë biseduar me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

“Çekut i kemi thënë se për ne nuk është çështje urgjente themelimi i FAK-ut, por për ne dhe për gjithë bashkësinë serbe është prioritet zgjidhja e çështjes së vendeve të rezervuara në Parlamentin e Kosovës”, tha Marinkovic. /Telegrafi/


Etiketa:
Arivisti Company