Marrëveshje për realizimin e projektit kapital për qendrën e shërbimeve për qytetarë


E hënë, 18 Mars 2019

PRIZREN – Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, sot nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit kapital për qendrën e vetme të shërbimeve për qytetarë (One Stop Shop).

Në këtë qendër do të jenë të gjitha shërbimet, duke filluar nga certifikatat, e deri tek aplikimi për leje ndërtimore, apo procedurat tjera më të komplikuara. Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të kenë nevojë që të enden zyreve të komunës lartë e poshtë, por të gjitha shërbimet do t’i kryejnë në një vend dhe në kohë shumë më të shpejtë.

Vlera e projektit parashihet të jetë rreth një milionë euro, për të cilin Komuna e Prizrenit do të financojë 50 mijë euro, Ministria e Administimit të Pushtetit Lokal deri në 200 mijë euro, kurse Ministria e Administratës Publike do të financojë pjesën tjetër të projektit deri në finalizim.

Etiketa: , ,
Të fundit