Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Marrëveshje për zbutjen e papunësisë

Prizren Post | 14:18 - 23.04.2016

Prishtinë – Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit e cila ka për qëllim trajnimin në punë me qëllim të krijimit të mundësive të reja të punësimit për punëkërkuesit dhe të papunët e rinj, ku pritet të angazhohen 600 punëkërkues në të gjitha komunat e Kosovës.


Ministëri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se kjo marrëveshje do të ndikojë në ngritjen e shkathtësive dhe krijimin e një tregu afatgjatë të punësimit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se ky aktivitet do të ndikojë në motivimin e të rinjve për punësimin.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla, që sipas tij do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë.

“Kjo është e mire sepse për tre muaj do të mundësohet që të mbajnë praktikë dhe ata që tregohen të mirë do të mbeten dhe kjo nuk do të zbusë papunësinë por kemi edhe tri orientime që ne ta rrisim zhvillimin ekonomik, ta rrisim numrin e punëtorëve në treg dhe të mundësojmë që punëtorët të gjejnë punë në tregun evropian dhe vazhdojmë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë”, tha ai


Arivisti Company