Masakër në Tiranë, 4 të vrarë në një lokal nate


E martë, 4 Nëntor 2014

Një masakër e vërtetë ndodhi mëngjesin e së martës në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet.

Policia është njoftuar se në orën 04:00 të mëngjesit në lokalin “Ante Grand”, i ndodhur në Rrugën e Elbasanit në Tiranë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth dhe shoqërimin e personave prezent në vendngjarje.

Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka përshkallëzuar edhe me përdorimin armëve të zjarrit.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas. Viktimat janë: Edison Jaho , vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Arbër Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ky i fundit eshte djali i ish-prokurorit te Apelit, Skender Demiri. Po ashtu i vdekur ka mbetur edhe Paolo Azzolo, 60 vjeç, me shtetësi dhe kombësi italiane dhe që besohet se nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Policia ndaloi në kohë reale si të dyshuar për këtë ngjarje tre persona. Ata janë Kostandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani. Ai është i përfshirë edhe më parë në një precedent vrasje në Tiranë, kur në 2011 u dënua me dy vite burg për vrasjen e Alfred Musabelliut. I ndaluari i dytë është Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç.

Janë shoqëruar gjithashtu rreth 20 persona në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistoletë, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz, njëri prej të cilëve me targa “TR 0250 N”.

Etiketa: ,
Të fundit