E shtunë, 15 Qershor 2013
Një vajzë shqiptare, e lindur në Berat, është masakruar në Itali nga një 28-vjeçar italian. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Ajo ka dëmtim serioz në organet e saj të brendshme. Ka një plagë të thellë në kokë, dhe në fytyrë është tërësisht e shpërfytyruar nga goditjet. Sipas mediave italiane, ajo është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes në spitalin Loreto Mare në Napoli.
Xhulia Toska, 24 vjeçe, është gjetur në një fuçi, e mbështjelle me një qese plehrash. Policia italiane njoftoi se e ka arrestuar një 28-vjeçar, të cilit i bëhet i ditur vetëm mbiemri D’Esposito, transmeton Panorama.
Mësohet se shqiptarja fillimisht është rrahur në mënyrë barbare dhe më pas është mbyllur në një thes, nga ato që shërbejnë për grumbullimin e plehrave.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
Etiketa: Itali, Vrasje