Mashtrimet e Qeverisë me përshkallëzimin e TVSH-së


E martë, 27 Tetor 2015

Bizneset manipuluan me pakon e re fiskale. Vetëm një muaj e respektuan përshkallëzimin e TVSH-së, çmimet sërish i kthyen siç kanë qenë më herët. Çmimi i bukës nuk lëvizi asnjëherë, edhe produktet tjera esenciale u rritën. Përfitues mbeten bizneset, konsumatori pësoi.

Asnjë nga çmimet e produkteve bazë, që është premtuar nga Qeveria se me përshkallëzimin e TVSH-së do të ulen, nuk kanë ndryshuar.

Ndryshimet e TVSH-së të cilat kanë filluar të aplikohen nga 1 shtatori, efektin primar e kanë mbushjen e arkës së shtetit, eitjen e përfitimeve të biznesit dhe jo mirëqenien e qytetarëve.
Përkundrazi, çmimet ose kanë mbetur të njëjta ose edhe janë ngritur. Zbatimi i i ligjit për TVSH-në, si pjesë e pakos së re fiskale me normën standarde prej 18 për qind dhe normën e reduktuar prej 8 për qind, sips produkteve të përcaktuara me ligj, nuk është duke u zbatuar nga tregtarët.

Gazeta Zëri ka gjetur në tred, se disa nga produktet e konsumit që është dashur t’i nënshtrohen përshkallëzimit të TVSH-së nuk kanë lëvizur fare. Tregtarët kanë thënë se përshkallëzimi i TVSH-së u respektuar vetëm gjatë muajit shtator, në disa prej produkteve. Pastaj në muajin tetor, sipas tyre, çmimet janë kthyer aty ku kanë qenë para vendimit për përshkallëzimin e TVSH-së./Zëri/

Etiketa: ,
Të fundit